Aktualitet

Shqipëria digjet, Haki Çako komplet “në ajër”: S’jam zhdukur, kisha event familjar! Kemi dy helikopterë, një

3 Gusht 2021, 08:10 Nga DOSJA
Shqipëria digjet, Haki Çako komplet “në ajër”:

VLORË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dalë sot më në fund në terren për të ndjekur nga afër aksionet në terren për shuarjen e flakëve. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se ka munguar për shkak të një evenimenti familjar, duke shtuar se nuk kishte pse t’i merrte leje askujt për diçka që i takonte.  

‘Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete. Për të mos depërtuar. Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t’i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore. Nuk është e vërtetë që kam 1 javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar,”- tha ai. Por nuk mbaron këtu…

Ai tha se vendi ka vetëm një helikopter në aksion, pasi tjetri është për remont, i cili mesa duket nuk ka pasur mundësi që të bëhet më parë, por pikërisht në kulmin e punës. Në ndihmë kanë ardhur 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët, për të cilët Hako tha se nuk kishte ide sa mund të kushtonin, pasi varej gjithçka nga orët e punës. 

“Nuk është çështje që më takon mua! Nuk di ta them se sa ka kushtuar. Sipas rregulloret nuk nxirren helikopterët menjëherë, por duhet të esaurohen të gjitha forcat në tokë njëherë. Nuk nxirren helikopterët sa nis një zjarr. Ishalla nuk po na prek parkun e Llogararë,“- tha Çako.

LAJMI KRYESOR: 0 leksione nga Turqia! Zjarri vazhdon ende në jug, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, ministri: Situatë serioze, edhe sot do ndërhyjmë nga ajri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haki cako zjarre ne shqiperi haki cako zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll