Aktualitet

Aksidenti në Prrenjas/ Pas disa orësh heshtje reagon policia, bën të ditur njoftimin

2 Gusht 2021, 13:48 Nga DOSJA
Aksidenti në Prrenjas/ Pas disa orësh heshtje reagon policia, bën

PRRENJAS– Policia e Prrenjasit ka bërë me dije se si pasojë e një aksideni në fshatin Urakë të Prrenjasit ka mbetur e vdekur 57-vjeçarja Qamile Hana ndërsa drejtuesja e automjetit Ana Laçka është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë . Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Është bërë me dije se aksidenti ka ndodhur që në mëngjes por për shkaqe të paditura policia nuk e ka publikuar njoftimin. Njoftimi u publikua vetëm pasi u bë i ditur lajmi i aksidentit nëpër media.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne prrenjas aksident ne prrenjas

Sondazh

Poll