Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin: Nga “Nënkomisar” deri në “Drejtues i Parë”, procesi i fitimit të gradave policore do

2 Gusht 2021, 13:26 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë merr vendimin: Nga “Nënkomisar” deri

TIRANË– Fitimin e gradave policore nuk do të behet me vendim gjykate, por me konkurim. Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për çdo efektiv që dëshiron të fitojë një gradë policore, nga niveli “Nënkomisar” deri në nivelin “Drejtues i Parë”, duhet t’i nënshtrohen domosdoshmërisht procedurës së vlerësimit konkurrues, duke ndryshuar praktikën e fitimit të gradave pas më shumë se një dekade.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, vjetërsia në gradë dhe/ose ushtrimi i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin e gradës policore, pa iu nënshtruar më parë një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë vlerëson me rëndësi koherencën në praktikën gjyqësor, si dhe interpretimin e drejtë dhe uniform të ligjit nga ana e të gjitha gjykatave të faktit të Republikës së Shqipërisë. Në vazhdën e publikimit të vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, në ndihmë zbatuesve të së drejtës dhe opinionit publik, Kolegji Administrativ i kësaj gjykate njofton se në datën 15.07.2021, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me nr.31003-01562-00-2018 Regjistri Themeltar, e cila shënon vendimin e parë njësues të këtij Kolegji në fushën e të drejtës administrative.

Në përfundim të këtij gjykimi, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konkludoi në sentencën unifikuese: Procesi i fitimit të gradave policore nga niveli “Nënkomisar” deri në nivelin “Drejtues i Parë”, duhet t’i nënshtrohet domosdoshmërisht procedurës së vlerësimit konkurrues, sipas parashikimeve të neneve 50-60 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Plotësimi i kritereve formale për fitimin e gradës, si vjetërsia në gradën pararendëse dhe/ose ushtrimi efektiv i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin gjyqësisht të gradës policore, pa iu nënshtruar më parë punonjësit e Policisë së Shtetit një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit.

Ky vendim erdhi pas padisë së efektivit Leonard Ndreka që kërkoi gradën me gjykatë, por kjo kërkesë u rrëzua.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fitimi i gradave policore gjykata e lartë gradat policore fitimi i gradave policore gjykata e lartë gradat policore

Sondazh

Poll