Aktualitet

Shpërthimi në Velipojë! U raportua se ndërroi jetë, familjarët sqarojnë gjithçka, nëna e re në gjendje stabël bashkë

2 Gusht 2021, 12:26 Nga DOSJA
Shpërthimi në Velipojë! U raportua se ndërroi jetë,

VELIPOJË– Alketa Gjoka dhe djali i saj, 12 vjeç, Enriko janë në gjendje të stabilizuar teksa po mjekohen në Itali për plagët e marra nga shpërthimi i zjarrit. Burime për “BW” nga familja Gjoka bëjnë me dije se të dy, nënë e bir, prej më shumë se 3 javësh janë nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre është përmirësuar.

Ndonëse më herët u raportua se nëna 40-vjeçare kishte ndërruar jetë, familjarët e kanë hedhur poshtë këtë lajm. Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), pasi në hotelin e tyre shpërtheu një bombul gazi.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë. Nëna me tri fëmijët kishte shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve, por gjatë natës kishte rrjedhur gaz e në mëngjes, teksa Alketa ishte zgjuar për të përgatitur kafen, kishte ‘inciuar’ dhe shpërthimin. Kryefamiljari Arben Gjoka nuk ndodhej në hotel në momentin e shpërthimit, duke shpëtuar nga flakët që përfshinë biznesin e tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel velipoje alketa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel velipoje

Sondazh

Poll