Aktualitet

Italia deklasifikon 4 mije dokumente, mes tyre akte “top secret” të misioneve në Shqipëri

2 Gusht 2021, 12:16 Nga DOSJA
Italia deklasifikon 4 mije dokumente, mes tyre akte “top secret”

ITALI– Rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë.

“OraNews” ka bërë me dije se në dokumentet që pritet të bëhen publike janë edhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.

Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri.

Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca. Në vitin 2000 kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta, ndërsa lider i Partisë Socialiste Fatos Nano, ndërkohë që opozita udhëhiqej nga Sali Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dokumente sekrete te parlamentit italian itali dokumente sekrete te parlamentit italian itali

Sondazh

Poll