Aktualitet

U rrezikuan 5 banesa nga flakët, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Zjarri nën kontroll, dëmet të mëdha! Të vihen para drejtës

2 Gusht 2021, 05:31 Nga DOSJA
U rrezikuan 5 banesa nga flakët, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Zjarri

MAMURRAS– Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka dhënë lajmin për shuarjen e flakëve në zonën e Mamurrasit, të cilat rrezikuan 5 banesa. Me anë të një statusi në Facebook, ajo ka bërë me dije se dëmet nga vatrat e zjarrit janë të mëdha, ndërsa paralajmon se shkaqet e zjarrit do të hetohen. Në rast se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, autori do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit.

Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha. Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer. U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë,”-shkruan ajo.

LAJMI KRYESOR: Vlora bëhet ‘plagë’ nga zjarret, Mamurrasi ‘nën kontroll’. Ndërhyrje vetëm me ushtarë, MM mban helikopterët në magazinë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kurbin zjarr ne mamurras kurbin zjarr ne mamurras

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 20:51

Tjetër vatër zjarri, ndizet kodra në Himarë

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet se kodra në Himarë është ndezur dhe ka marrë...