Aktualitet

Tymi mbulon zonën! Mamurrasi në flakë, aty ku zjarri është shuar, vendi është shkretuar

1 Gusht 2021, 19:07 Nga DOSJA
Tymi mbulon zonën! Mamurrasi në flakë, aty ku zjarri

MAMURRAS– Mamurrasi është një nga zonat më të përfshira nga flakët për momentin. Dosja.al ju sjell pamje nga pyjet në këtë zonë, kur shihet se tymi e mbulon ende vendin. Në shumë pjesë zjarri është ende aktiv, ndërsa aty ku është shuar, vendi ka mbetur i shkretuar dhe pa bimësi.

Edhe vetë ministri Niko Peleshi tha se Kurbini dhe Karaburuni janë dy zonat më kritike të përfshira nga flakët në vend. Në total janë dhjetra vatra aktive.

Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura. Vetëm një helicopter është parë aktiv në qiell.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll