“Ju lutem, s’kemi as drita”, banorët e Mamurrasit ‘mbyten’ nga flakët, kërkojnë ndihmë në Facebook, zjarrfikëse
1 Gusht 2021, 18:21Nga DOSJA
MAMURRAS– Situata në Mamurras është e rënduar. Një qytetar nga Mamurrasi, Alban Çakalli ka raportuar orë pas ore përmes videove në profilin e tij në Facebook, gjendjen në Mamuras për shkak të zjarrit masiv.
Në pamje shihet se flakët kanë mbuluar të gjithë vendin dhe ai mundohet që t’i neutralizojë me një tufë shkurresh që mban në dorë.
Në statuse, ai shkruan se tani në fshat nuk ka as energji elektrike dhe në këtë mënyrë nuk kanë se si t’i shuajnë flakët as vetë, pasi zjarrfikëse nuk duket gjëkundi.
“Tani sa erdha ne shtepi per te pire uje dhe me merr vllai ne tel dhe me thote, hajde se jam ne mes te flakeve. Zjarrfikset kane ikur,”- shkruan Çakalli.
“Ju lutem na ndihmoni. Na kane fikur dritat dhe pa energji elektrike nuk kemi me çfar ta fikim zjarrin, kemi hapur tubat e ujit per te fikur zjarrin kur ti afrohet shtepiave te banimit. Do bej padi ne SPAK per kete veprim,”- shkruan në një tjetër status.
Më herët një fermer deklaroi se zjarri në Mamurras është i qëllimshëm, por sërish nuk ka shkuar asnjë forcë zjarrfikëse në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI- Media italiane ‘Il Corriere’ i ka kushtuar një artikull bregdetit shqiptar nga veriu në jug.Në artikullin e shkruar, e cilëson Shqipërinë si ‘Tokën e shq...
MAMURRAS– Videoja që po shikoni tregon situatën e rëndë në Mamurras, vend që është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Një qytetar bërtet në sfond dhe ...
SIRI– Elona Shuli, e reja nga Pogradeci, e cila ndodhet që prej 8 vitesh në kampin Al-Howl në Siri, kërkon që të kthehet në Shqipëri. Ora News shkruan se ...
KAVAJË– Një i ri nga Kavaja është hedhur në ujë dhe ka dëmtuar pjesën e qafës. Kjo gjë ka bërë që i riu të ketë vështirësi në notim dhe ka rrezikuar...
SHBA– Fqinjët e shqiptare Joana Peca, e cila u vra në SHBA, kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, në Florida. Në fondin e videos dëgjohet të qarat ...
SHQIPËRI– 2 mijë e 457 viktima, 421 raste aktive dhe 130 mijë e 243 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. ...