Aktualitet

Zjarri në Mamurras, flet fermeri: Ishte i qëllimshëm, vunë në rrezik jetën e qytetarëve

1 Gusht 2021, 16:25 Nga DOSJA
Zjarri në Mamurras, flet fermeri: Ishte i qëllimshëm, vunë

MAMURRAS– Fermeri Alban Çakalli ka treguar se zjarri që ka pushtuar Mamurrasin është i qëllimshëm. Në një prononcim për TV Syri, Çakalli tha se flakët janë aktivizuar nga persona dhe jo për shkak të temperaturave të larta, duke vënë në rrezik dhe jetën e banorëve.

“Në Mamurras kanë rënë disa vatra të zjarrit. Rrezikojnë ullishtet, vreshtaritë. Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarret rrezikuan jetën e qytetarëve. Ka pasur vetëm një zjarrfikëse, që ka ardhur për ndihmë, për të shuar flakët. Nëse autoritetet do ishin përgjigjur në kohë, gjendja nuk do ishte kaq e rëndë,”- u shpreh Çakalli.

Situata nga zjarret në vend vazhdon të mbetet problematike, nga veriu në jug. Në Mamurras vatra e zjarrit u aktivizua mesditën e sotme, nga ku u publikuan pamjet ku shihej se tymi kishte mbuluar zonën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne mamurras zjarret ne shqiperi zjarr ne mamurras zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll