Aktualitet

Vendi në flakë! Shteti gjen zgjidhjen BRILANTE, lidh një kovë në helikopterin e vetëm që ka dhe pretendon të shuajë zja

1 Gusht 2021, 18:39 Nga DOSJA
Vendi në flakë! Shteti gjen zgjidhjen BRILANTE, lidh një

TIRANË– Prej më shumë se dhjetë ditësh vendi ynë është në flakë dhe Ministria e Mbrojtjes ka menduar një zgjidhje ‘brilante’. Në helikopterin e vetëm që kanë, sepse vetëm një i tillë u shfaq sot në qiell pas dhjetëra apeleve, kanë vendosur që të lidhin një kovë të madhe të mbushur me ujë.

Me kovën lidhur, helikopteri fluturon mbi qindar hektarë tokë që digjen dhe derdh ujin mbi to, sikur vërtet kjo do të ndihmonte në shuarjen e zjarrit. Sikur të mos mjaftonte zgjidhja e gjetur, pamjet janë publikuar dhe për propagandë në rrjetet sociale.

Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret, i cili duhet se në vetëm pak orë punë ka bërë mrekullinë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve.

Zjarre ka pasur edhe në veri të vendit, por më të kontrolluara nga ato në jug. Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne mamurras zjarr ne mamurras

Sondazh

Poll