Aktualitet

Familja Shuli pret kthimin e 5 fëmijëve nga Siria

1 Gusht 2021, 16:34 Nga DOSJA
Familja Shuli pret kthimin e 5 fëmijëve nga Siria

POGRADEC– Teksa kthimat e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë, 82-vjeçari Dylber Shuli nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin. Pas 8 vitesh pritje, ai ndihet i lodhur dhe i zhgënjyer për kthimin e 5 fëmijëve.

Dylberi ende ka shpresë për kthimin e tyre dhe shprehet nuk do i mbyll sytë deri ditën që t’i shohë ata sërish në oborrin e shtëpisë Mbesa e madhe e tij, Elona Shuli, e cila është martuar dhe nuk pranon të kthehet, u ka thënë në biseda se ka largime nga kampi, por që nuk ka pasur lista për gra e fëmijë shqiptarë.

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë. Në kamp janë 5 fëmijë, pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje, pasi e martuan në moshën 12 vjeçare, por ajo shprehet se nuk do të kthehet. Ndërkohë, në kampin Al Hol mendohet se janë rreth 30 shqiptarë të bllokuar, që presin largimin.

Marrë nga Syri.net 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dylber shuli riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria dylber shuli riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll