Aktualitet

Vendi në flakë, ministri Peleshi: Kemi dhjetra vatra aktive, më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit

1 Gusht 2021, 18:48 Nga DOSJA
Vendi në flakë, ministri Peleshi: Kemi dhjetra vatra aktive, më

TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka lajmëruar se situata me zjarret është mjaft e rënduar. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video ku shihet helikopteri që shuan zjarrin, Peleshi shkruan se vetëm sot është lajmëruar për dhjetra vatra të tjera aktivë. Ndërkohë më kritiket mbeten ato në Karaburun dhe Kurbin.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara. Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve,”- shkruan Peleshi.

Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret, i cili duhet se në vetëm pak orë punë ka bërë mrekullinë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve. Zjarre ka pasur edhe në veri të vendit, në Mamurras ku gjendja është alarmante. Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll