Aktualitet

FOTOT/ I riu nga Kavaja hidhet në det, dëmton qafën dhe humbet ndjenjat

1 Gusht 2021, 15:56 Nga DOSJA
FOTOT/ I riu nga Kavaja hidhet në det, dëmton qafën dhe humbet

KAVAJË– Një i ri  nga Kavaja është hedhur në ujë dhe ka dëmtuar pjesën e qafës. Kjo gjë ka bërë që i riu të ketë vështirësi në notim dhe ka rrezikuar që të mbytet. Vrojtuesit e Plazhit te Spillese i kanë ardhur në ndihmë të riut me inicialet N.M..

Ata e kanë nxjerrë atë nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Më pas, djali është dërguar për në spital për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Postimi i Federatës:

Një tjetër rast është raportuar sot nga Vrojtuesit e Plazhit te Spillese. Një pushues me inicialet N. M., nga Kavaja është hedhur ne ujë duke dëmtuar pjesën e qafës dhe me pas ka mbetur pa ndjenja derisa Vrojtuesi i Plazhit, Idajet Roçi e ka rikuperuar duke i dhëne ndihmën e pare dhe duke e imobilizuar për te shmangur ndonjë dëmtim te mëtejshëm. Me pas Vrojtuesi ka lajmëruar ambulancën për trajtim me te specializuar. Faleminderit Idajet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kavaje rrezikon te mbytet i riu ne kavaje kavaje rrezikon te mbytet i riu ne kavaje

Sondazh

Poll