Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën ha

1 Gusht 2021, 07:03 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci, Kurti, letër falënderimi

KOSOVË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të popullit kosovar për ndihmën që Kroacia ju ofroi shtetasve kosovar të përfshirë në aksidentit tragjik.

Kurti u shpreh se reagimi i shpejtë i autoriteteve kroate për të ofruar ndihmë mjekësore të lënduarve dhe strehim udhëtarëve të tjerë, shfaqi vlerat më të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.

Angazhimi juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona”, ka shkruar në letër kryeministri Kurti.

Ai e ka siguruar kryeministrin e Kroacisë se populli dhe Qeveria e Kosovës nuk do ta harrojë kurrë aktin e tij të humanizmit e solidaritetit dhe se Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Plenkoviq.

Falënderimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Shumë i nderuari Kryeministër Plenković,

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, pranoni falënderimet më të përzemërta për ndihmën që na e ofruat në një situatë të rëndë për vendin tonë.

Reagimi Juaj i shpejtë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat Tuaja të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.
Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona.

Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë.

Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Ju. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti andrej plenkoviq rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci albin kurti andrej plenkoviq rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 20:51

Varianti Delta: Të pranohet se lufta ka ndryshuar

SHBA- Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masa&c...