Aktualitet

Shkaktoi aksident me pasojë vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, bie në prangat e policisë 32-vjeçari

1 Gusht 2021, 09:51 Nga DOSJA
Shkaktoi aksident me pasojë vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, bie

TIRANË– Një aksion i policisë së kryeqytetit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin L.R, pasi në datë 30.07.2021 shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen në Mullet dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 38-vjeçar i cili u kap në flagrancë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 48 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F. K., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprake: Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në tiranë policia e tiranes arrestohen 3 persona në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll