Aktualitet

Operacioni ‘Dobrenj’/ Tentuan të kultivonin kanabis, në pranga 2 persona, nën hetim kryetari i fshatit në Skrapar

1 Gusht 2021, 09:36 Nga DOSJA
Operacioni ‘Dobrenj’/ Tentuan të kultivonin kanabis, në

SKRAPAR– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Të arrestuar janë: Arjan Paja dhe Durim Hoxha, të dy banues në fshatin Çorrotat. Gjithashtu është proceduar penalisht kryetari i fshatit A.P., 58-vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit. Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë. 

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arjan paja durim hoxha operacioni dobrenja arjan paja durim hoxha operacioni dobrenja

Sondazh

Poll