Aktualitet

Mbanin lokalin hapur jashtë orarit policor, gjobiten me 1 milion lekë dy subjekte në Himarë

1 Gusht 2021, 09:15 Nga DOSJA
Mbanin lokalin hapur jashtë orarit policor, gjobiten me 1 milion lekë

HIMARË– Dy subjekte janë ndëshkuar pasi u konstatua se ushtronin aktivitetin jashtë orarit policor duke mos mbyllur lokalet e tyre.

Sipas njoftimit të policisë të dy pronarët e lokaleve janë gjobitur secili me 1 milion lekë të reja dhe i është dhënë paralajmërimi për respektim të masave anti-Covid.

Njoftimi i policisë:

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 administrator subjektesh në Himarë.

Strukturat e Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit :

-R. T., dhe I. T, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten 2 subjekte ne himare gjobiten 2 subjekte ne himare

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 08:12

TIRANË– Dhjetra vatra zjarri janë ende ativë në Shqipëri, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga dita e aktivizimit të tyre dhe apelet për ...