Aktualitet

Shqipëria do ndërtojë një burg për të pritur kriminelët nga Anglia, “kleçka” që shqetësoi Etilda Gjonaj, m

1 Gusht 2021, 07:37 Nga DOSJA
Shqipëria do ndërtojë një burg për të pritur

BRITANI E MADHE- Gazeta e madhe britanike, Daily Mail, shkruan se Shqipëria pritet të ndërtojë një burg për të pritur kriminelët që kthehen nga burgjet britanike. Propozimi u ‘mirëprit’ në një takim dypalësh midis ministrave të Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, javën që lamë pas. 

Etilda Gjonaj dhe Chris Philp ranë dakord për ndërtimin e një institucioni për vuajtjen e dënimit ose rinovimin e një funksionali për të strehuar të kthyerit në Shqipëri, por gjithashtu shtohet se ministrja ka kërkuar ndihmë financiare.

“Zyrtarët shqiptarë janë shqetësuar për natyrën e njëanshme të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve dhe tani po kërkojnë ndihmë financiare,“-shkruhet në artikull. 

Qeveria britanike nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për të hequr kriminelët e burgosur. Marrëveshja e parë u nënshkrua në vitin 2013, por gjashtë vjet më vonë vetëm 24 të burgosur ishin ekstraduar. Por vetëm pak javë më parë u nënshkrua një dokument i ri, që pritet të lehtësojë procedurat. 

Marrë nga DailyMail

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet chris philp etilda gjonaj marreveshja e shqiperi-mb chris philp etilda gjonaj marreveshja e shqiperi-mb

Sondazh

Poll