Aktualitet

Më në FUND! Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në Krutal të Përmetit, 10 ha pyll i shkrumbuar

1 Gusht 2021, 07:30 Nga DOSJA
Më në FUND! Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në Krutal

PËRMET– Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në fshatin Kutal të Përmetit, i cili u aktivizua pasditen e djeshme në orën 14:20. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e plotë mëngjesin e sotëm.

Në vlerësimin paraprak bëhet fjalë për 10 ha pyje te djegura, megjithatë pritet që të bëhet një kontroll i dytë. Njësia Administrative bën me dije se në aksionin e shuarjes se flakëve, jane angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrfikëse nga Përmeti, Këlcyra e Tepelena. Po ashtu në ndihmë të tyre shkuan edhe 30 punonjës të Bashksië së Përmetit.

LAJMI KRYESOR: SHKRUMBOHEN dhjetra hektarë kullota e pyje! Shuhet zjarri në Përmet, një hap më pranë në Dukat, nis ndërhyrja nga ajri në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet permet zjarr ne permet permet zjarr ne permet

Sondazh

Poll