Bota

Djali i Gucatit: Gjykata Speciale nuk na lejoji të vizitojmë babanë 

31 Korrik 2021, 15:38 Nga DOSJA
Djali i Gucatit: Gjykata Speciale nuk na lejoji të vizitojmë

HAGË- Musli Gucati, djali i Hysni Gucati është shprehur se nuk e kanë lejuar në Speciale që të shoh babanë e tij. Telegrafi shkruan sipas Musliut, ai kishte përgatitur të gjithë dokumetacionin e nevojshëm për të takuar babanë e tij, por në Hagë nuk e kanë lejuar.

“Gjithë dokumentacioni është përgatitur, ka një muaj që kemi përgatit dokumentet. Ministria e Drejtësisë ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi, ka pagur biletat, dhe familjarët që kanë pasur të udhëtojnë janë vaksinuar në kohë. Autoritet holandeze kanë bërë një padrejtësi të madhe. Është bërë një vit që nuk kemi pasur kontakte fizik me babin, kinse nuk kemi mjete financiare”, u shpreh ai.

Ndërkohë që pas kësaj deklaratë të djalit të Gucatit Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale për mos lejim të takimeve.  Kryetari i kësaj organizate, Faton Klinaku ditën e sotme deklaroi se kjo është që po bëhet është një padrejtësi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kemi thirrur ketë konferencë të jashtëzakonshme për shkak se familjes së Hysni Gucatit iu është refuzuar vizita që ta vizitojnë atë në Hagë ku po mbahet në paraburgim. Si organizatë përveç kësaj padrejtësisë, ne kemi shfaq edhe me herët padrejtësitë që po iu bëhen dhe do të iu bëhen nga kjo gjykatë politike e cila është miratuar nga deputetë faqezi të Kosovës. Dhe përveç që e kanë miratu një gjykatë politike, e cila nuk ndjek krimet por ndjek pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ditur këtu që Serbia ka kryer krime dhe masakra dhe nuk i ndjek askush. Mos lejimi i vizitave duke u thirrur kishe në financa, atyre po iu shkelen të drejtat e njeriut, që të vizitojnë familjaret ë tyre në burg”, ka thënë ai.

Më parë Gjykata Speciale njoftoi se nga data 15 korrik do të lejohen të gjithë vizitat familjare te të paraburgosurit, por mesa duket kjo paska qënë vetëm sa për të dalë nga situata pasi ende nuk lejohen. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hysni gucati kosova ne hage musli gucati hysni gucati kosova ne hage musli gucati

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 12:53

GREQI– Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë...