Bota

Aplet francize mbulohen me dëborë të ‘përgjakur’, shkaqet e këtij fenomeni natyror

31 Korrik 2021, 13:34 Nga DOSJA

FRANCË– Majat e larta të alpeve francize janë plot me dëborë por jo me ngjyrën e saj të zakonshme. Dëbora që shihet midis gurëve gëlqerorë gri, nuk është e bardhë, por ka marrë një ngjyrë gjaku.

BBC shkruan se fenomen natyror, i njohur si bora e ‘përgjakshme’, është rezultat i një mekanizmi mbrojtës të prodhuar nga algat mikroskopike që rriten në dëborën alpine. Këto mikroalga kanë një ngjyrë të gjelbër sepse përmbajnë klorofil, një familje pigmentesh të prodhuara nga shumica e bimëve për të qenë në gjendje të thithin energji nga rrezet e diellit. Kur algat e borës rriten me fryt dhe ekspozohen ndaj rrezeve të forta të diellit, ato krijojnë molekula të pigmentit të kuq të njohur si karotenoide, të cilat veprojnë si një mburojë dielli për të mbrojtur klorofilin e tyre.

Dy vjet më parë, botanistët nga Universiteti Charles në Pragë identifikuan një gjini krejtësisht të re të mikroalgave, e cila është përgjegjëse për shfaqjen e borës së kuqe dhe portokalli në pjesë të ndryshme të botës, të cilën ata e quajtën Sanguin sipas ngjyrës së kuqe të gjakut që prodhojnë. E mahnitshme, apo jo?

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota debora e kuqe debora ne alpet franceze debora e kuqe debora ne alpet franceze

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 12:53

GREQI– Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë...