Bota

Boris Johnson sërish baba, Carrie në pritje të ëmbël, partnerja e kryeministrit: Do të jetë një fëmijë ylber

31 Korrik 2021, 15:25 Nga DOSJA
Boris Johnson sërish baba, Carrie në pritje të ëmbël,

ANGLI- Kryeministri britanik dhe partnerja e tij Boris dhe Carrie Johnson janë në pritje të ëmbël. BBC shkruan se ky fëmijë do të vijë pas një aborti që Carrie pati në fillim të këtij viti. Në një postim në Instagram ajo u shpreh se ndihej e bekuar që ishte sërish shtatzënë dhe se fëmija do të një ‘foshnje ylber’ (Ky term përdoret për një fëmijë të lindur pas një aborti).

 “Në fillim të vitit, pata një abort që më la zemërthyer. Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam përsëri shtatzënë, por pasi jam ndjerë si një thes nervash. Çështjet e fertilitetit mund të jenë vërtet të vështira për shumë njerëz, veçanërisht kur në platforma si Instagram mund të duket se gjithçka po shkon mirë. Kam gjetur një ngushëllim të vërtetë të dëgjoj nga njerëz që gjithashtu kishin përjetuar humbje, kështu që shpresoj që në një mënyrë shumë të vogël ta ndaj këtë gjë, në mënyrë që të ndihmojë të tjerët,” shkroi ajo.

Cifti Johnson u martua në një ceremoni të thjesht në Katedralen Ëestminster në maj të këtij viti. Ata gjithashtu kanë një djalë së bashku, Ëilfred, i cili lindi në muajin prill të 2020-ës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson carrie johnson carrie johnson ne pritje te embel boris johnson carrie johnson carrie johnson ne pritje te embel

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 12:53

GREQI– Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë...