Bota

SHBA rekomandon vaksinimin e grave shtatzëna: Është i sigurtë!

31 Korrik 2021, 11:40 Nga DOSJA
SHBA rekomandon vaksinimin e grave shtatzëna: Është i

SHBA-Dy organizata që përfaqësojnë mjekë obstetër dhe gjinekologë rekomanduan vaksinimin për gratë shtatzëna në SHBA, sidomos tani që në qarkullim është edhe varianti i rrezikshëm ‘Delta’.

Sipas mediave këto dy grupe organizatash thanë se rekomandimi i tyre bazohet në fakte pasi mijëra gra shtatzëna janë vaksinuar dhe vaksinimi ka rezultuar i sigurt. Këto dy grupe më herët kishin thënë se gratë shtatzëna nuk duhet të përjashtohen nga vaksinimi, por nuk e kishin mbështetur plotësisht marrjen e vaksinave për këtë kategori të shoqërisë.

Infektimi me COVID-19 i vë gratë shtatzëna në rrezik të shtuar nga komplikimet e rënda, madje edhe vdekje. Por, vetëm 22 për qind e grave kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19. Kjo shifër është e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të vaksinuarve në SHBA, ku pothuajse 70 për qind e popullsisë së rritur në SHBA kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është metoda më e mirë për të ulur mundësinë e ndërlikimeve të nënave dhe fetusit nga infeksioni me COVID-19 te gratë shtatzëna”, tha doktori William Groman, president i Shoqatës për Shëndetësi të Nënave.

Presidenti i Kolegjit amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, doktor Martin Tucker, tha në deklaratë se doktorët duhet të rekomandojnë vaksinimin për pacientet e tyre.

“Kjo nënkupton që të theksojmë sigurinë e vaksinave dhe rritjen e rrezikut nga ndërlikimet e rënda që lidhen me infektimin nga COVID-19 gjatë shtatzënisë, përfshirë edhe vdekjen. Është e qartë se shtatzënat duhet të ndihen të sigurta kur marrin vendimin që të vaksinohen dhe një rekomandim i fuqishëm nga gjinekologët e tyre mund të bëjë dallimin për shumë gra shtatzëna”, shtoi ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vaksinimi i grave shtatzena vaksinimi i grave shtatzena

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 08:10

Testi i hixhabit për Evropën

Një vendim i fundit nga gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ngre pyetjen nëse ka një vend për gratë dukshëm myslimane në jetën publike. Në vend që të pyesni...