Bota

Zbulohet imazhi 2.500 vjeçar i mbretit të fundit të Babilonisë: Mund të hedhë dritë mbi lidhjet e lashta midis Gadishulli

31 Korrik 2021, 12:41 Nga DOSJA
Zbulohet imazhi 2.500 vjeçar i mbretit të fundit të

ARABIA SAUDITE– Një mbishkrim i rëndësishëm është gjetur në Arabinë Saudite kohët e fundit i cili merr rëndësi historike pasi mund të hedhë dritë mbi lidhjet e lashta dhe lidhjet historike midis Gadishullit Arabik dhe fqinjëve të tij të lashtë të Mesopotamisë.

Një shkëmb i gdhendur i zbuluar në rajonin verior të Al Hail të Arabisë-Saudite ka bërë që të identifikohet mbreti i fundit babilonas. Para Perandorit, katër simbole të hënës, diellit, gjarprit dhe luleve qëndrojnë pezull përreth.

Sipas mediave shkëmbi daton që 2.550 vite më parë dhe mbishkrimi përshkruan mbretin Nabonidus. Ekspertët dhe studiuesit mendojnë se këto imazhe janë të një rëndësie fetare.

Ekzistojnë një numër pikturash murale që përshkruajnë mbretin Nabondius, disa prej të cilave duken shumë të ngjashme me gdhendjen e zbuluar kohët e fundit. Edhe pse studiuesit po deshifrojnë kuptimin e simboleve, disa sugjerojnë se ato mund të lidhen me hyjnitë në panteonin Mesopotamian, që përfaqësojnë yllin e Ishtarit, diskun me krahë të perëndisë së diellit Shamash dhe hënën e hyjnisë Sin, një perëndi e favorizuar nga mbreti Nabonidus.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbreti i babilonise shkembi ne arabine saudite mbreti i babilonise shkembi ne arabine saudite

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2021, 08:10

Testi i hixhabit për Evropën

Një vendim i fundit nga gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ngre pyetjen nëse ka një vend për gratë dukshëm myslimane në jetën publike. Në vend që të pyesni...