Politike

Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve, Rama nga Libani: Do i kthej në atdhe

31 Korrik 2021, 15:12 Nga DOSJA
Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve, Rama nga Libani: Do i kthej

LIBAN– Kryeministri Edi Rama ka treguar se ka shkuar vetë në Beirut aty ku do të bëhet e mundur tërheqja e 5 grave dhe 14 fëmijëve që pritet të kthehen nesër në atdhe. Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu në Top Channel, kryeministri u shpreh se “është bërë një operacion i gjatë shumë palësh për t’ia arritur kësaj dite”.

“E rëndësishme është që janë 14 fëmijë dhe 5 gra, pengje të atij kampi të ferrit, për të cilët ne kemi punuar pa pushim, që nga dita e parë e rikthimit nga operacioni i dytë. Është një operacion tejet i ndërlikuar për shumë arsye, por falë lidhjes së ngushtë që unë kam vendosur me gjeneralin këtu dhe falë bashkëpunimit të ngushtë, mes miqësisë së brendshme dhe autoriteteve këtu dhe ndjekjes nga afër të të gjithë procesit nga ministri Çuçi. Sot e kurorëzojmë këtë operacion. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe për t’i rikthyer nesër në atdhe,”- tha Rama.

Pjesë nga biseda;

Muhamed Veliu: Është e vërtetë se ju gjatë gjithë kësa periudhe, nga tetori kur u bë evakuuimi i dytë e deri më sot, keni qenë në kontakt të përditshëm me këshilltarin tuaj, për t’i kërkuar informacione

Edi Rama: Është pjesë e punës sime, një punë që vazhdon papushim dhe kërkon një kohë të gjatë, por, ajo që ka rëndësi është se zotimi për t’i rikthyer të gjithë, është një zotim që po mbahet. Tani që flasim, ne kemi mundur të tërheqim të gjithë ata, për të cilët kemi informacion. Vetë operacioni brenda kampit është diçka shumë e vështirë, me shërbime inteligjente, infiltrime. Por, lajmi i mirë është se nesër këto pengje kthehen në Shqipëri.

Muhamed Veliu: Cili ka qenë bashkëpunimi me vendet partnere, për të përfunduar me sukses këtë operacion?

Edi Rama: Nuk dua të komentoj, sepse bëhet fjalë për informacione shumë sensitive. Bëhet fjalë për veprime të shumta, sepse duhen përfshirë disa faktorë, që nga faktorë jo fort të besueshëm në terren, te faktorë institucional, apo shërbimesh inteligjente. Kështu që, realisht jam i kënaqur, sepse e kurorëzojmë sot me ndihmën e Zotit. Zotimi mbetet i gjallë, që deri në fund, deri në shqiptarin/ shqiptaren e fundit, ne do të bëjmë çmos që t’i tërheqim në atdhe.

Muhamed Veliu: Pra, ju jeni shpresë plotë, se edhe ata 30 fëmijë e gra që kanë mbetur, do të mbërrijnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri?

Edi Rama: Është një numër i pasaktë dhe i paqartë, pasi informacionet përditësohen. Ne marrim me mend te njerëz konkretë, emra konkretë, është një proces tejet i vështirë.

Pesë gra dhe katërmbëdhje fëmijë shqiptarë do të vijnë nesër në atdhe pas vitesh tmerri që kanë përjetuar nga kampi i ferrit në Al-Howl të Sirisë. Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama muhamed veliu edi rama muhamed veliu

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2021, 10:00

JAPONI- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në ...