Politike

Rama shkon në Liban: 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë kthehen nesër nga kampet e vdekjes në Siri

31 Korrik 2021, 13:58 Nga DOSJA
Rama shkon në Liban: 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë kthehen

LIBAN– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se ka mbërritur në Beirut, Liban, në vendin ku do të kryhet dhe operacioni i tërheqjes së pesë grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që kanë jetuar mes ferrit të kampet e Sirisë.

Në pamjet e publikuara në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shihet teksa takohet me gjeneralin Abass Ibrahim. Ramën e shoqëron edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim,”- shkruan Rama krah pamjeve.

Lajmin e mirë e bëri me dije fillimisht një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave shqiptare bashkë me fëmijët e tyre.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kampi i al-howl siri edi rama kampi i al-howl siri

Sondazh

Poll

Politike 31 Korrik 2021, 10:00

JAPONI- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në ...