Veliaj në Tokio, ndërron 8 herë për dy orë shpjegimin per vizitën
31 Korrik 2021, 14:24Nga DOSJA
TIRANË– Ndërsa Komiteti Olimpik nuk gjeti fonde për të çuar trajnerin e Briken Caljas në Tokio, megjithese Kryeministri e bekoi me propagandë ekipin Olimpik, për Erjon Veliajn, gjithçka është e lehtë. Ai mund të shkojë atje pavarësisht kostove të larta dhe mund të zevendësoje trajnerin e Caljas, megjithëse pas garës.
Peshëngritësi shqiptar nuk hyri sot në zonën e medaljeve për 1 kilogram. Nëse trajneri i tij do të ishte aty, mund ta ndihmonte, por nuk ishte e mundur, se Elez Gjoza mendoi që udhëtimi i tij ishte më i rëndësishëm se i trajnerit.
Akoma më keq është Erjon Veliaj, i vetmi njeri që nuk kishte arsye të ndodhej aty. Si njeriu më i lirë për të abuzuar me fondet, ai u nis me një ftesë të supozuar nga Tokio Gov, që është bashkia e Tokios dhe e nxori kokën aty ku publiciteti është më i madh. Në fakt aty ku Shqipëria po dështon në mënyrë spektakolare dhe një nga arsyet është se ka politikanë si Veliaj që, në vend të ndihmojnë sportin, blejnë bileta të shtrenjta dhe peesonazhe të njohur më paratë publike.
Me imunitet të plotë nga SPAK, nuk jep as njoftim, as llogari për çfarë ka shkuar në Tokio, por kur Bashkia u pyet nga Dosja.al për vizitën, në vend të përgjigjes zyrtare, nxori një status në Facebook, ku pretendon se ka dhënë shpjegimet. Aq i zënë ngushtë është nga pyetja e thjeshtë e redaksisë së Dosja.al, sa siç mund ta shihni, e ka edituar 8 herë për 2 orë postimin, në kërkim të gënjeshtrës më të bukur. Për detajet e tjera të vizitës do e njohim lexuesin në ditët e ardhshme.
Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LIBAN– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se ka mbërritur në Beirut, Liban, në vendin ku do të kryhet dhe operacioni i tërheqjes së pe...
SIRI– Qeveria shqiptare ka përmbyllur me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë. I ...
FIER– Deputeti i zgjedhur në qarkun e Fierit, Petro Koçi i ka kthyer përgjigje kreut të Kadastrës, Artan Lame lidhur me akuzat që ai ka publikuar n...
Politike31 Korrik 2021, 10:00
JAPONI- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në ...
TIRANË- Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave dit...
TIRANË– Ultimatumi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri në...
TIRANË– Analisti Dritan Hila shkruan se përgjigjia e ish-kryeministri Sali Berisha dhe komentet poshtë statusit të tij në Facebook, e bëjnë të mendoj...
TIRANË– Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë të nënkuptohet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duhet të dëbohet nga Shqipëria dhe të...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka treguar se nuk është surprizuar nga deklarata e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministri Sali Beri...
TIRANË– Dekada më parë, regjimi komunist në Shqipëri i mësoi shqiptarëve se ata duhej të ishin gati të hanin edhe thjesht bar me qëllim që Partia e P...