Politike

Rudina Hajdari: Reforma në drejtësi e suksesshme, unike për shqiptarët

31 Maj 2019, 19:26 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Reforma në drejtësi e suksesshme, unike për

TIRANË– Deputetja e dalë nga listat e PD-së Rudina Hajdari ka deklaruar se reforma në drejtësi është e suksesshme. E ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, në Ora news Hajdari thotë se synimi i kësaj reforme është pastrimi i sistemit të drejtësisë. Vakumi tha Hajdari, është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari: Reforma në drejtësi, rast suksesi?

Hajdari: Kjo është një reformë e paprovuar në një vend tjetër dhe është hera e parë e provuar në Shqipëri. Ka qenë i suksesshme në këndvështrimin se ka mundur të pastrojë sistemin e drejtësisë.  Pra nga ana e suksesit ka eliminuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të etiketuar si të korruptuar. Synimi ishte ky që ne të pastronim sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Por duke qenë se është një reformë e paprovuar në vend tjetër ka edhe vakum. Jemi në një situatë të vështirë, siç është ajo e të mos pasurit një Gjykatë Kushtetuese që përbën një problem më vete.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi rudina hajdari reforma ne drejtesi rudina hajdari

Sondazh

Poll