Politike

Basha sulmon sërish Ramën për Milot-Balldren: Rruga e florinjtë, e bën për një grusht të babëziturish

31 Maj 2019, 15:54 Nga DOSJA
Basha sulmon sërish Ramën për Milot-Balldren: Rruga e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish Ramën në lidhje me koncensionin Milot Balldren. Basha tha se kjo rrugë bëhet për një grusht të bapëziturish, pasi kostoja e saj ësthë shumë e lartë dhe shton në 296 milionë euro.

Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.

Dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe Uriah Heep të bashkisë, që sic më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite.”, tha kreu i PD.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha milot-balldren rruga e florinjte edi rama lulzim basha milot-balldren rruga e florinjte

Sondazh

Poll