Politike

Integrimi i Shqipërisë/ Ministri gjerman: BE të marrë vendimin në qershor për hapjen e negociatave

31 Maj 2019, 18:22 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë/ Ministri gjerman: BE të marrë

GJERMANI-Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor. Deklarata e tij vjen, pasi Holanda i ka dërguar kërkesë zyrtare KE-së, ku i kërkon riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

“Hapja e negociatave duhet të jetë në qershor të këtij viti.BE ti përmbahet angazhimeve për integrimin e Shqipërisë, pasi kishte përcaktuar një afat vitin e kaluar”, u shpreh Roth.

Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane Der Tagesspiegel”.

Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti”.

Megjithatë, Ministri i Shtetit Roth ka një këndvështrim krejt tjetër. Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte “koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit,” tha ai. “Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë.

Ditën e sotme, Holanda i dërgoi një kërkesë zyrtare KE-së ku i kërkonte riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be hapja e negociatave michael roth rikthimi i vizave nga holanda be hapja e negociatave michael roth rikthimi i vizave nga holanda

Sondazh

Poll