Politike

Kim Mehmeti: ‘Rilindja’ e Ramës, i ngjanë ‘gropës septike’ ku derdhen pisllëqet politike të 30 viteve

31 Maj 2019, 17:01 Nga DOSJA
Kim Mehmeti: ‘Rilindja’ e Ramës, i ngjanë

TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka bërë një reagim për Edi Ramën, ku shkruan se i duhet lënë që t’i shkojë deri në fund në kthimin e sistemit një partiak në vend.

Shkrimtari në reagimin e tij shkruan se Rilindja e Ramës është si një gropë septike ku brenda saj derdhen të gjitha pisllëqet politike të 30 viteve të fundit, që këtë periudhë ai e quan “hajdutokrate të Shqipërisë”.

Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!”, shkruan Mehmeti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kim mehmeti rilindja e rames trnazicioni shqiptar edi rama kim mehmeti rilindja e rames trnazicioni shqiptar

Sondazh

Poll