Politike

“Zoti s’i do bukëshkalët”, Rama mesazhe të forta Bashës nga Kurani: Mos dilni nga shtegu, mos u bëni faqezinj (Thirrj

31 Maj 2019, 19:12 Nga DOSJA
“Zoti s’i do bukëshkalët”, Rama mesazhe të

TIRANË–Kryeminstri Edi Rama ka shtruar sot një Iftar për besimtarët mysliman, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të feveve në Shqipëri.

Nga darka e Iftarit, Rama i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka cituar pjesë nga libri i shenjtë i myslimanëve “Kurani” duke i bërë thirrje që të mos humbë vetëdijen e tij vetëm për pushtet. 

Fjala e plotë e Ramës:

Në sofrën e Kuranit ka vend edhe për hipokrtitët, që i shenjti Kuran thotë se janë gënjeshtarë. Për të përligjur forcën hipokritët përpiqen ta transformojnë. Në Kuran vazhdon të lexojnë, e marrin zotin si dëshmitarë për sherret e tyre. Në mundshin shkretojnë tokat dhe çdo tjetër. Vjen gjithmonë një kohë kur e mira dhe e keqja përplasen. E mira duhet e dobët, e keqaja e fortë. Por në përplasjen mes tyre më shpesh triumfon e para. Kurani është udhërrëfyes shumë bujar. Dhe ndihmon këdo. I thotë mos hidh në rruga hapa pafytyrsie. Ç’janë këto orvate dhe këto gjeste pa kuptim? Nëse doni të ecni para luftoni por në rrugën e Zotit. Kurani nuk i përjashton si pjesë e jetës. Kurani thotë luftoni kundërshtarët por mos u bëni faqezinj dhe bukshkalë se Zoti nuk i do bukëshkalët. Lufto pra vetëm në shtegun e Zotit. Fundja përgjegjës je vetëm për vetëveten. Zoti të ndihmon për këto që në shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen kujdo pa i diktuar se kë duhet të besojë dhe këtë besojë. Jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe na mësojnë që pushtetet ndërrohen por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon humb pushtetin mbi vetëveten. Qoftë edhe kjo banesë meditimi sot të kthyer në të tillë prej sofrës së iftarit një shëmbëlltyrë për paqen dhe dashtë zoti rrezatoftë edhe më gjërë. Por në fund fare siç thotë edhe Kurani këtë banesë të mbrame ia japim atyre që nuk janë kryeneçë dhe nuk e marrin njerëzit në qafë. Gjithçka në fund u përket atyre që u ka përkitur gjithmonë. Atyre që i frigohen Zotit.

Vendi ynë ndodhet në një krizë politike. Djegia e mandateve nga opozita më 21 shkurt, është shoqëruar me protesta. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kreut të qeverisë. 

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike darka e iftarit ne kryeministri edi rama kriza politike lulzim basha darka e iftarit ne kryeministri edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll