Politike

“Kur do të ikë Rama”/ Ja si përgjigjet Basha: Rrëzimi i të keqes detyrë kombëtare, të gjithë më 2 qershor në prot

31 Maj 2019, 16:33 Nga DOSJA
“Kur do të ikë Rama”/ Ja si përgjigjet Basha:

 

TIRANË– Lideri demokrat Lulzim Basha, deklaroi sot para mbështetësve në Kinostudio se protesta e radhës e opozitës së bashkuar, do të rrëzojë kreun e qeverisë, Edi Rama.

Sipas tij, rrëzimi i kësaj tiranie, siç e quan ai, është në dorën e njerëzve, ndaj i ftoi ata të jenë pjesë e protestës të së dielës, para kryeministrisë.

Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku smban më. Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet”, u shpreh Basha para qytetarëve.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha tirane zgjedhjet lokale edi rama lulzim basha tirane zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll