Sport

Sezoni i ri i futbollit hapet nën shenjën e “Green Pass”. Chelsea-Villareal do të luhet me kapacitet të kufizuar

30 Korrik 2021, 20:47 Nga DOSJA
Sezoni i ri i futbollit hapet nën shenjën e “Green Pass”.

NYON– Sezoni i ri i futbollit europian hapet nën shenjën e ‘Green Pass’. 13,000 spektatorë janë pranuar të jenë Belfast më 11 gusht ku do të luhet ndeshja e Super Kupës së Europës mes Chelsea-t dhe Villareal.

Ndeshja që do të luhet në Irlandën e Veriut do të kërkojë për tifozët një dëshmi PCR ose test anti-Covid, siç kërkohet nga ligjet vendore.

KOMUNIKATA E UEFA-s

Sot, Uefa njoftoi se palët e interesuara “mund të kërkojnë bileta deri të hënën 2 gusht në 16:00 dhe se kapaciteti total maksimal do të jetë 13,000 spektatorë dhe të gjithë do të kërkohet të tregojnë provën e një testi negativ anësor PCR ose provë COVID.

Kioskat brenda stadiumit nuk do të shesin ushqime dhe pije. Biletat për publikun neutral do të jenë në dispozicion me çmime që variojnë nga 40 euro për kategorinë 3 deri në 120 euro për kategorinë 1 “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea superkupa e europës villareal chelsea superkupa e europës villareal

Sondazh

Poll

Sport 30 Korrik 2021, 16:39

Kosova e mbyll e dyta në Olimpiadë, pas Japonisë

JAPONI – Japonia kryeson bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej në sportin e xhudos, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në kë...