Sport

Laporta letër ‘senatorëve’: Piqué, Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto!

30 Korrik 2021, 17:36 Nga DOSJA
Laporta letër ‘senatorëve’: Piqué, Busquets, Jordi

SPANJE – Kufiri i ri i problemeve për klubet e La Liga, janë pagat. Që kur Tebas kërkoi një ulje të pagave, si kusht për marrjen e lojtarëve të rinj, si Real Madridi ashtu edhe Barcelona, kanë filluar të reagojnë. Nuk është shumë befasuese lamtumira e Sergio Ramos apo e Varane, të cilët rëndonin shumë mbi arkën e ‘los blancos’.

Po Barça? Në këtë moment ‘blaugrana’ e ka lehtësuar veten e tyre nga… rreth pesëdhjetë milion në sezon, duke mos rinovuar Messin, por nëse katalanasit duan të nënshkruajnë një kontratë të re me ‘Pleshtin’ ata duhet të veprojnë.

Dhe ata po e bëjnë këtë në dy mënyra të ndryshme. E para, është të shesin disa lojtarë, si Umtiti, Coutinho dhe Griezmann, të cilët mund të garantojnë një kthim të mirë ekonomik në kasat e klubit katalan. E dyta, është që të bindë ata që nuk kanë treg për të rinegociuar pagat e tyre në shifra të larta.

Dhe siç shpjegon ‘El Periódico de Catalunya’, presidenti Laporta u ka shkruar një letër në dorën e tij katër senatorëve të Barcelonës. Gerard Piqué, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto, kanë marrë një kërkesë në të cilën propozohet një shkurtim të pagave deri në 40%, të paktën për sezonin e ardhshëm.

Diçka që padyshim nuk është mirëpritur nga ata, edhe sepse e kuptojnë se mund të jetë zgjidhja e vetme për të përballuar kthimin e Messit dhe lojtarëve të rinj, që janë afruar te Barcelona gjatë këtyre kohëve. Prandaj, senatorët duhet të vënë dorën në ndërgjegjen e tyre dhe të bëjnë një sakrifice për klubin ‘blaugrana’. Por a do të ngjasë kështu?

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 'el periódico de catalunya' barcelona gerard pique jordi alba dhe sergi roberto la liga messit presidenti laporta real madridi sergio busquets sergio ramos apo e varane tebas kërkoi 'el periódico de catalunya' barcelona gerard pique jordi alba dhe sergi roberto la liga messit presidenti laporta real madridi sergio busquets sergio ramos apo e varane tebas kërkoi

Sondazh

Poll

Sport 30 Korrik 2021, 16:39

Kosova e mbyll e dyta në Olimpiadë, pas Japonisë

JAPONI – Japonia kryeson bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej në sportin e xhudos, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në kë...