Sport

Hubbard thyen barrierat: transgjinori i parë në historinë e Olimpiadave

30 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
Hubbard thyen barrierat: transgjinori i parë në historinë e

JAPONI – Një pengesë tjetër bie: Laurel Hubbard do të jetë atletja e parë transgjinore, që do të konkurrojë në historinë 125-vjeçare të Lojërave.

Të hënën, neozelandezja do të kërkojë medalje në peshëngritje (pesha 87 kg), pas kritikave dhe inkurajimit që e shoqëruan gjatë kualifikimit Olimpik.

“Olimpiada është një festë globale e shpresave tona, idealeve dhe vlerave tona. Faleminderit CIO për angazhimin e saj për ta bërë sportin gjithëpërfshirës dhe të arritshëm,”– është shprehur ajo.

Që nga viti 2015, CIO ka hartuar udhëzime për përfshirjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike, të miratuara gjithashtu edhe nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Medalje ari në Kupën e Botës në Romë vitin e kaluar, numri 15 në renditjen botërore, Hubbard është 42 vjeç dhe kurrë nuk kishte konkurruar ndërkombëtarisht deri në moshën 35.

Komiteti Olimpik theksoi “guximin dhe këmbënguljen” e Lauren, si dhe të dhe të Dr. Richard Budgett, i cili thotë, se “të gjithë duhet të pajtohen që gratë trans janë gra.

Çdo sport duhet të sigurojë konkurrencë të ndershme, por edhe përfshirjen e të gjithëve,  meshkuj apo femra, që ata të marrin pjesë në sportin që duan,“- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport historinë 125-vjeçare të lojërave hubbard është 42 vjeç laurel hubbard në peshëngritje (pesha 87 kg) historinë 125-vjeçare të lojërave hubbard është 42 vjeç laurel hubbard në peshëngritje (pesha 87 kg)

Sondazh

Poll

Sport 30 Korrik 2021, 16:39

Kosova e mbyll e dyta në Olimpiadë, pas Japonisë

JAPONI – Japonia kryeson bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej në sportin e xhudos, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në kë...