Bota

E rëndë në Turqi, vritet familja kurde me 7 anëtarë, aktivistët: Është veprim racist

31 Korrik 2021, 07:50 Nga DOSJA
E rëndë në Turqi, vritet familja kurde me 7 anëtarë,

TURQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku shtatë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje kurde, u vranë ditën e djeshme, më 30 korrik, në një sulm të armatosur në shtëpinë e tyre në Turqi,

Sipas mediave ata u vranë nga persona të armatosur që më pas u përpoqën të digjnin familjen e tyre. Aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë këtë veprim racist. Anëtarët e kësaj familje u plagosën rëndë në një sulm tjetër në maj, i cili u krye nga fqinjët e tyre, të cilët kërcënuan se “ata nuk do t’i linin kurdët të jetojnë atje”.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu hodhi poshtë pretendimet se sulmi ishte me qëllimm racist dhe se mosmarrëveshjet e dy fqinjëve datonin prej 11 vitesh.

“Çështja daton 11 vjet më parë. Ne besojmë se policia do të kapë autorët shumë shpejt, “tha Soylu. “Kjo nuk ka të bëjë me të qenit turk ose kurd.”– tha ai.

Sipas avokatit të viktimave, Abdurrahman Karabulut, lirimi i autorëve të sulmit të parë u dha atyre një ndjenjë mosndëshkimi. “Është një sulm racist (…) Drejtësia dhe autoritetet kanë përgjegjësinë e tyre për atë që ndodhi,” tha Karabulut për Arti TV.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota krim ne turqi suleyman soylu turqi vritet familja me shtate anetare krim ne turqi suleyman soylu turqi vritet familja me shtate anetare

Sondazh

Poll