Bota

Sulm në Gjermani, plagosen 4 persona mes tyre dhe një grua 

30 Korrik 2021, 20:59 Nga DOSJA
Sulm në Gjermani, plagosen 4 persona mes tyre dhe një grua 

GJERMANI- Një sulm i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani. Krone shkruan se ngjarja ndodhi në parkingun e një dyqani në Berlin, ku u dëgjuan disa të shtëna, ndërkohë që sipas policisë së Berlinit 4 persona ishin plagosur me thikë.

Të plagosurit janë njerëz që rastisën në vendin dhe kohën e gabuar. Pas sulmit tre burrat dhe një grua e plagosur u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë ky sulm kishet vetëm një person të caktuar si synim.

“Kjo do të thotë se ka pasur një marrëdhënie të mëparshme. Shkalla në të cilën është zhvilluar është pjesë e hetimit,” thuhet në njoftimin e policisë ndër të tjera.

Ndërkohë që pas sulmit u arrestua një person, si përgjegjës për ngjarjen, por ende nuk dihet se sa të shtëna me armë ka patur gjithsej.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 4 persona te plagosur sulm ne gjermani 4 persona te plagosur sulm ne gjermani

Sondazh

Poll