Bota

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit kroat ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

31 Korrik 2021, 06:08 Nga DOSJA
“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit kroat

KOSOVË -Godina e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kroacisë mbrëmjen e djeshme në shenjë falenderimi dhe solidarizimi për viktimat dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik disa ditë më parë.

Mbi të shkruhej “Faleminderit Kroaci/Hvala rvatska” për shkak të ndihmës që Kroacia ua dha qytetarëve kosovarë.

Qeveria e Kosovës bëri një njoftim në rrjete sociale ku tha se Kosova do ta ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e mira me shtetin e Kroacisë.

‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga aksidenti i rëndë i regjistruar disa ditë më parë në Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetra të tjerë. Një pjesë e të plagosurve vijon ende të marrin shërbim spitalor ndërsa disa qytetarë janë kthyer në Kosovë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci kosove kroaci rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll