Sport

“Tokyo 2020”: Novak Djokoviç, dështimi i madh i Olimpidës, nuk ka medalje të artë për të dhe Serbinë

30 Korrik 2021, 16:24 Nga DOSJA

JAPONI – Tenisti Novak Djokoviç i ka humbur të dy mundësitë e tij për të fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike. Ky ka qenë edhe lajmi më i madh i ditës. Synimi i tij për të fituar medaljen e artë në “Tokyo 2020”, pas gabimit në “Rio 2016”, përsëri dështoi.

Pasi u eliminuar në gjysmëfinalet e lojës teke, ndaj tenistit gjerman Alexander Zverev, e cili e mposhti me rezultatin 2-1 (1-6, 6-3, 6-1), tenisti serb u eliminua edhe në garën çift, ku natyrisht edhe këtu pretendonte për medalje.

Novak Djokoviç, së bashku me Nina Stojanoviç, u mundën 2-0 (7-6, 7-5 ) në gjysmëfinale nga dyshja ruse, Aslan Karatsev dhe Elena Vesnina, duke mbyllur ëndërrën e tyre për të fituar medaljen e artë.

Çifti serb Djokovic-Stojanovic, tani do të takohen me Ashleigh Barty dhe John Peers nga Australia, për fitimin e medaljes së bronztë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alexander zverev gabimit në “rio 2016” medalje të artë në lojërat olimpike tenisti novak djokoviç tokyo 2020 alexander zverev gabimit në “rio 2016” medalje të artë në lojërat olimpike tenisti novak djokoviç tokyo 2020

Sondazh

Poll