Fitoi medaljen e artë në qitje, sportisti iranian akuzohet për terrorizëm: Ka qënë pjesë në Trupat e Revolucionit Islami
30 Korrik 2021, 16:40Nga DOSJA
JAPONI-“Nëse ata kanë ndonjë dëshmi për të vërtetuar se Javad Foroughi është një terrorist, na dërgoni çdo dokument: ne jemi këtu.” Zëdhënësi i IOC Mark Adamas ka reaguar në lidhje me akuzat e Koresë së Jugut për fituesin e medaljes së artë nga atleti iranian në pistoletë 10 metra.
Menjëherë pas fitores së Foroughit, kundërshtarët e tij në finale e akuzuan hapur atë si “terrorist” sepse, në të kaluarën e tij, ai ishte pjesë e Trupave Gardiane të Revolucionit Islamik, një organizatë që për dy vjet është përfshirë në “listën e zezë” të grupeve terroriste të hartuara nga Shtetet e Bashkuara.
Kush është Foroughi, një infermier në Trupat Gardiane të Revolucionit
Në të kaluarën Foroughi është regjistruar në Trupat e Ruajtësve të Revolucionit, megjithëse si infermier. Në vitin 2013 Foroughi filloi të qëllojë me pistoletë, “gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë”, tha ai. Në podium në Tokio, pasi vuri medaljen në qafë ai bëri përshëndetjen ushtarake.
Historia ka shkaktuar polemika që nuk shuhen dhe për këtë arsye IOC duhej të ndërhynte, veçanërisht pasi atleti, Jin Jongoh, 15 vjeç në të njëjtën garë, pyeti veten “si mund të fitojë një terrorist një ar? Gjëja më absurde dhe qesharake “. Shoqata të ndryshme gjithashtu kanë ndërhyrë në mbështetje të kësaj teze, por tani për tani, përveç Adams, nuk ka pasur reagime të tjera, aq më pak komente nga komiteti olimpik i Iranit.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
EUROPË-Juventus, Barcelona dhe Real Madrid gëzohen për vendimin e Gjykatës së Madridit për të ndaluar procedurat disiplinore nga UEFA kundër klubeve që i p...
ANGLI – Pavarësisht fjalëve, me mjaft gjasa Granit Xhaka, që luan me kombëtaren e Zvicrës, do të vazhdojë të luajë në “Emirates”. Kjo për shkak se Roma, p...
SPANJE – Zyrtare: Manchester United nënshkruan me Raphaël Varane. Mbrojtësi francez shkoi në ‘Real Madrid Sports City’ për t’i thënë lamtumirë skuadrës. A...
MILANO-Në shtëpinë e Milanit epoka e Gigio Donnarummas është harruar pas kalimit të portierit te PSG. Klubi kuqezi zyrtarizoi si zëvendësuesin e tij Mike Maigna...
ANGLI-Virgil Van Dijk është rikthyer dhe ka lënë pas atë dëmtim që e mbajti lojtarin jashtë fushave për 9 muaj. Mbrojtësi hollandez ishte në fushë ditën e djesh...
JAPONI– Pritej shumë nga qitja shqiptare në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Manuela Deliaj e mbylli olimpiadën në vendin e 44′, pozicioni më i fundit n...
JAPONI-Disa ditë më parë kanoeistja australiane Jessica Fox shpërndau një video në TikTok ku shihej sesi kajaku i saj po riparohej me ndihmën e prezervativave. ...