Sport

Largohet Ernest Gjoka, nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës

30 Korrik 2021, 15:09 Nga DOSJA
Largohet Ernest Gjoka, nuk është më trajner i

MAQEDONI E VERIUT – Pas eliminimit nga kupat e Europës dhe veçanërisht pas dy humbjeve me Rigan e Letonisë në Conferenca League, skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj, që të dy nga Tirana

“Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen,”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës në faqen zyrtare të klubit tetovar.

Kujtojmë se Shkëndija në katër ndeshje europiane, dy në Champions League dhe dy në Confereca League, nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol, ndërkohë që pësoi 9 të tillë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conferenca league ndihmësin e tij fatjon tafaj shkëndijës së tetovës trajnerin ernest gjoka conferenca league ndihmësin e tij fatjon tafaj shkëndijës së tetovës trajnerin ernest gjoka

Sondazh

Poll