Sport

Florentino Perez “çmendet” për Mbappe-n, presidenti i Real Madrid i ofron pagën më historike yllit francez

30 Korrik 2021, 11:26 Nga DOSJA
Florentino Perez “çmendet” për Mbappe-n, presidenti i

PARIS-Nuk është më një sekret,prej kohësh Real Madrid është në kërkim të Kylian Mbappes. Lajmet që vijnë nga Spanja gjatë gjithë kohës kanë qenë të ndryshme, por sipas gazetës spanjolle “Marca”, presidenti i klubit Florentino Perez është gati të përmbush çdo dëshirë të talentit francez, nëse ky i fundit arrin të transferohet falas në vitin 2022.

40 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 25 milionë euro neto në sezon.Shifra astronomike, të cilat tregojnë se drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të.Kontrata e Mbappe me PSG skadon në më pak se një vit dhe tani duket e sigurt se rinovimi nuk do të vijë.

Futbollisti tashmë i ka komunikuar synimin e tij për të lënë Parisin trajnerit, Mauricio Pochettino dhe shokëve të tij të skuadrës dhe për momentin nuk ka hapa prapa në horizont, pavarësisht ekipit yjor që Leonardo dhe Al-Khelaifi po ndërtojnë në këtë sesion të meraktos .Në një intervistë të fundit Mbappe deklaroi se ëndrra e tij është të fitojë Champions League me PSG, kështu që ka të ngjarë që ai dp të respektojë kontratën e tij dhe të provojë një sulm përfundimtar në Evropë sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll