Aktualitet

Kokaina në kutitë e picave, pronarja e makinës me të cilin bëhej transporti ishte një grua. Çfarë ajo dhe i ati në Prok

30 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
Kokaina në kutitë e picave, pronarja e makinës me të cilin

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit. Bazuar nga të dhënat e dosjes, makina tip “Benz” që drejtonte Gazmir Cani, nuk ishte në emër të tij.

Makina me të cilën bëhej transporti i picave me kokainë, ishte në emrin e Lorena Gegës, kjo e fundit nuk ka shpëtuar pa u marrë në pyetje nga Policia e Shtetit. Në rrëfimin e saj, ajo është shprehur se makinën nuk e përdorte prej dy vitesh, duke qenë se e kishte lënë në biznesin e të atit, Artan Gega. Edhe ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka thënë se makina përdorej nga punëtorët e restorantit, në shpërndarjen e ushqimeve, dhe ata nuk kanë qenë në dijeni të transportit të drogës.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Nga verifikimet e kryera ne sistemin E-Gjoba, ka rezultuar se mjeti tip Volkseagen Foks, me targa AA573SO, eshte ne pronesi te shtetases Lorena Gega, e cila eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale dhe ka deklaruar se ka rreth 2 vjet qe nuk e perdor kete makine dhe se mjeti qendron kryesisht ne restorantin e babait tesaj, shtetasit Artan Gega, ku ky mjeti perdoret nga punetoret e restoranit per sherbime te ndryshme dhe furnizime. Eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale shtetasi Artan Gega, i cili gjithashtu deklaroi se makina qendron e parkuar afer restorantit, ku merret nga punetoret dhe perdoret per pune te ndryshme si furnizime, dergesa ushqimesh etj.

Në operacionin e koduar “Xhamlliku” u prangosën 5 persona, ndërsa një u shpall në kërkim. Në pranga përfunduan:  Gentian Kore, Altin Gega, Taulant Çuku, Gazmir Cani dhe Erjon Prenga. Ndërsa në kërkim është Eduart Prenga/Skënderi. Përveç Canit, të gjithë të tjerët akuzohen për trafik të lëndëvë narkotike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “xhamlliku” vorri i bamit operacioni “xhamlliku” vorri i bamit

Sondazh

Poll