Aktualitet

Harta e re gjyqësore, KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë nuk bien dakord, tryeza konsultimi me avokatë dhe publikun

30 Korrik 2021, 09:36 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore, KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë nuk bien

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë arritur dakordësi sa i përket hartës së re gjyqësore që është propozuar lidhur me rikofigurimine  Gjykatave të Apelit. Rikonfigurim që është shtyrë për në muajin shtator. 

Lajmi konfirmohet nga burime për Report TV, ku edhe pritet që të ketë takime dhe tryeza në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe KLP-së, për të konsultuar propozimin me grupet e interesit, me publikun dhe avokatë.

Gjatë raportimit të Komisionin e Ligjeve pak javë më parë, KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Sipas kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar fluksin e krijuar nga procesi i Vettingut, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë kundër, me pretendimin se një lëvizje e tillë do të sillte një kolaps në sistem.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj klgj klp ministria e drejtesise etilda gjonaj klgj klp ministria e drejtesise

Sondazh

Poll