Aktualitet

I njëjti “avaz” çdo verë! Radhë kilometrike në Kapshticë, pala greke punon me një sportel

30 Korrik 2021, 08:16 Nga DOSJA
I njëjti “avaz” çdo verë! Radhë kilometrike

KORÇË- Teksa jemi në kulmin e sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, radhë të gjata makinash janë formuar në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantët shqiptarë që po kthehen në Greqi pas pushimeve në Shqipëri, por kanë hasur probleme në kufi për shkak të palës greke.

Reduktimi i personelit të policisë greke, e cila ka hapur vetëm një sportel në hyrje, po detyron qyetarët të presin disa orë për të kryer procedurat, ndërsa pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik, por për kalimin duhet testi i anti-trupave; ai i PCR-së ose certifikatën e vaksinimit.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pika e kapshtices pika e kapshtices

Sondazh

Poll