Aktualitet

U vuri flakën dy parcelave me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

30 Korrik 2021, 09:00 Nga DOSJA
U vuri flakën dy parcelave me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në

TIRANË– Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u vuri zjarrin dy parcelave me ullinj në pronësi të dy personave. 51-vjeçari V.H., banues në Orikum, ka djegur arat në pronësi të B.Sh. dhe N.Sh.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin V. H., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. GJ., 38 vjeç, banues në Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore vlore

Sondazh

Poll