Aktualitet

Dita e tretë mes flakëve! Situata kritike e zjarreve në Karaburun, shkrumbohen qindra hektarë pemë, rrezikohet baza e Pasha

30 Korrik 2021, 08:11 Nga DOSJA
Dita e tretë mes flakëve! Situata kritike e zjarreve në

VLORË– Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në gadishullin e Karaburunit, duke djegur hapësirën e blertë për ditën e tretë radhasi. Flakët që kanë nisur prej ditësh, kanë djegur qindra hektarë me pemë e shkurre, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë.

Zjarri në Karaburun për shkak të erës po përhapet më shpejtësi, duke bërë që të rrezikohet edhe baza e Pashalimanit, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve janë vënë në gatishmëri edhe 40 ushtarë nga Forcat e Armatosura, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Për shkak të relievit të vështirë, punonjësit janë të detyruar të mundohen të shuajnë flakët me lopata dhe mjete rrethanore, ndërkohë që ende nuk ka njoftim për ndërhyrje nga ajri.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne karaburun zjarr ne karaburun

Sondazh

Poll