Aktualitet

Emergjenca mjedisore në Fier, Basha thirrje për protestë: Ngrini zërin, po helmohen familjet! I përgjigjet kryebashkiaku Su

30 Korrik 2021, 08:22 Nga DOSJA
Emergjenca mjedisore në Fier, Basha thirrje për protestë: Ngrini

FIER– Sot është dita e katërt që qyteti i Fierit zgjohet nën pushtetin e tymit prej djegieve të mbeturinave! Emergjenca mjedisore e krijuar në Fier ka krijuar edhe përplasje politike, ku fillimisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me djegien e mbetjeve, duke kërkuar edhe reagimin e qytetarëve. Duke publikuar edhe foto të qytetit nën pushtetin e tymi, Basha shkruan se njerëzit po helmohen.

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet,“-shkruan ndër të tjera Basha. Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe një reagim ka ardhur nga vetë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se ishte PD ajo bëri gjithçka në Këshillin Bashkiak për të penguar investimin në impiantin e ri, organizuan protesta pa fundit dhe edhe tani po i helmojnë njerëzit me shpifje.

Fieri është pushtuar prej më shumë se katër ditësh nga një tym i shkaktuar nga zjarri që po djeg mbetjet në një fushë disa kilometra pranë qytetit. Situata është shumë problematike, për shkak të gazrave të rrezikshëm që po përhapen pas djegies së mbetjeve. Koncesionari i trajtimit të mbetjeve në Fier, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k tha se situate e krijuar nuk është përgjegjësi e tyre, pasi ata e kanë landfillin gati, ndërsa Bashkia nuk i çon mbetjet për t’u përpunuar. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando subashi lulzim basha zjarr ne fier armando subashi lulzim basha zjarr ne fier

Sondazh

Poll