Aktualitet

‘Më mori në punë Luciano…’/ 5 vite lart e poshtë në gjyqe, dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Angli. Ruante 440 m

30 Korrik 2021, 07:22 Nga DOSJA
‘Më mori në punë Luciano…’/ 5 vite lart e

BRITANI E MADHE- Endrit Rusta, 32 vjeç, është dënuar me 18 muaj burg pasi u shpall fajtor për kultivim lëndësh narkotike. Ai u prangos më 31 maj të vitit 2016 brenda një shtëpie me 112 bimë kanabisi, produkti i të cilave nëse do të përfundonte në treg, kapte vlerën e më shumë se 440,000 £.

Në rrëfimin e tij, para togave të zeza, Rusta tha se atë kohë nuk kishte letrat për të punuar dhe rrjedhimisht i mungonin dhe të ardhurat. Ai tregoi se një njeri i quajtur Luciano, i ofroi punë dhe e paguante 100 £ për punë të ndryshme. 

“Ai më kërkoi të shkoja atje për disa orë për të kontrolluar zonëdhe për t’u siguruar që dyert dhe dritaret ishin të mbyllura. Pas herës së tretë u bëra i vetëdijshëm po në shtëpo po rrisnin kanabis,”-tha Rusta.

Ndërkohë avokati i tij Eiran Reilly tha se i pandehuri ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar se kishte luajtur një rol të rëndësishëm, por asgjë nuk u morr parasysh nga gjyqtari.

Marrë nga shropshirestar.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet endrit rusta endrit rusta arrestohet endrit rusta endrit rusta

Sondazh

Poll